
Arsimimi i vajzave nuk funksionoi! Le të provojmë të edukojmë djemtë dhe të shohim se çfarë ndodh?
Gjatë pushimit ndërmjet orëve të terapisë po diskutonim me kolegët e zyrës dhe po mbaja qëndrimin se familjet shqiptare investojnë më tepër në arsimimin dhe edukimin e vajzave sesa të djemve. Jo si për të thënë se është gabim të investosh në arsimimin dhe edukimin e vajzave, por kjo thellësisht nuk mjafton. Dhe shoqëria jonë ka të paktën dy dekada që e dëshmon këtë. Të paktën këto dy dekada që i kam dëshmuar vetë. Megjithëse dëshmia personale nuk është më tepër sesa veç një reflektim. Por absolutisht jo i pabazuar. Shoqëria shqiptare e kaloi investimin tek vajzat nga e ashtuquajtura e

“Kur një shoqëri dështon të rrisë burrat e saj”
Ngjarje të tilla e bëjnë të vështirë të shkruash. Kur një vajzë 25-vjeçare i jep fund jetës së saj nën peshën e dhunës dhe presionit të vazhdueshëm nga ish-bashkëshorti, çdo fjalë duket sikur vjen e shoqëruar me një ndjenjë faji. Sikur po përpiqesh të thuash diçka mbi një tragjedi që në thelb nuk ka nevojë për fjalë. Megjithatë, heshtja nuk është gjithmonë respekt. Ndonjëherë heshtja është vetëm një mënyrë tjetër për të mos parë atë që kemi përpara. Është një histori që nuk di nga ta kapësh. Çdo përpjekje për ta menduar të çon në shumë drejtime njëkohësisht. Është e dhimbshme

“Secure men do not ‘feel the need’ to punish”
Fjalia “Secure men do not ‘feel the need’ to punish” përmbledh në mënyrë të shumë përqendruar një mendim që është formësuar tek unë përgjatë një viti studime doktorale mbi temën e konstruktit të mashkullimit dhe një rrugëtimi të përditshëm me mendimin Frojdian. Para se të vinte në këtë formë që e lexoni si përfundimtare për tani, kishte forma të tjera akoma embrionale do ti quaj si përshembull: ‘kufinj’, ‘react’ apo ‘shout out’. Kjo nuk është një fjali e krijuar në një moment dëshpërimi nga e shumëditura inteligjencë artificiale. Në optikën time kjo fjali pëmban një të vërtetë psikodinamike thellësisht thelbësore. Në

Në kërkim të diçkaje që nuk gjendet jashtë!
Prej javësh më shqetëson një seri reklamash për rituale spirituale dhe eksperienca të reja që hyjnë në Shqipëri me traditë nga vendet e Amerikes Latine. Ritualet ‘Ayahuasca’. Secili ka të drejtën të më thotë se nuk di mjaftueshëm, dhe e vërtetë mund të jetë, mund të mos di mjaftueshëm, dhe ky mund të jetë tërësisht një reagim naiv imi.Por… Sado përpiqem të mos e angazhoj veten me gjëra që nuk përbëjnë prioritetin kryesor, ndiej një shqetësim që nuk më largohet lehtë. Nuk është vetëm për Ayahuasca-n si substancë, por për mënyrën se si po flitet për të, për mënyrën se si

Të jesh terapist sot: nga prania tek performanca
Nuk është gjithmonë e lehtë të jesh terapist në kohën që jetojmë. Kjo nuk ka të bëjë me individët që marrin terapi, ata, në mënyrën e tyre, mbeten të njëjtë: të ndërlikuar, në nevojë për një kuptim në jetën e tyre, të lënduar, të guximshëm. Por me mënyrën se si është duke ndryshuar mënyra se si ndodh psikoterapia, mënyra si ajo përjetohet, promovohet apo kuptohet në ditët e sotme. Me mënyrën se si ne, si profesionistë, jemi duke u vendosur përpara syve të tjetrit. Dikur, imazhi i psikoterapistit kishte të bënte më shumë me një mungesë: mungesë ekspozimi, mungesë njohjeje të