
Të jesh terapist sot: nga prania tek performanca
Nuk është gjithmonë e lehtë të jesh terapist në kohën që jetojmë. Kjo nuk ka të bëjë me individët që marrin terapi, ata, në mënyrën e tyre, mbeten të njëjtë: të ndërlikuar, në nevojë për një kuptim në jetën e tyre, të lënduar, të guximshëm. Por me mënyrën se si është duke ndryshuar mënyra se si ndodh psikoterapia, mënyra si ajo përjetohet, promovohet apo kuptohet në ditët e sotme. Me mënyrën se si ne, si profesionistë, jemi duke u vendosur përpara syve të tjetrit. Dikur, imazhi i psikoterapistit kishte të bënte më shumë me një mungesë: mungesë ekspozimi, mungesë njohjeje të

Reflektim nga një kolltuk që nuk i pëlqen të flasë më shumë se ç’duhet
Ka diçka thellësisht çlodhëse në faktin se, pas kaq vitesh pune të cilat nuk janë shumë, por as pak, nuk ndjej asnjë nxitim për të dhënë një përgjigje për çdo gjë. Jo sepse nuk kam mendime, përkundrazi, por sepse kam mësuar t’i ruaj për vete. E megjithatë, në këtë kohë të re të psikologjisë së përgjigjeve të menjëhershme, të specialistëve në instagram dhe të interpretimeve një-minutëshe, duket se gjithçka duhet të shpjegohet menjëherë madje. Nëse nuk e kupton ankthin e tjetrit brenda tre minutash, me një skemë ngjyrash metaforike që duket se të ngrenë në qiell teksa e dëgjon, je jo-profesional.

Një reflektim psikanalitik mbi partnerin narcistik
Në praktikën psikanalitike, rrallë ka një subjektivitet që ngjall kaq shumë ndjeshmëri, hutim dhe vuajtje sa figura e partnerit narcistik. Jo thjesht për shkak të kompleksitetit të strukturës së tij, por sepse përmes tjetrit, ai shpesh lë pas një psikikë të dëmtuar, të zhveshur nga besimi, e ndonjëherë edhe nga vetë-kuptimi. Narcizmi, ashtu siç e konceptoi fillimisht Z. Frojd, nuk është një cilësi morale apo një etiketim sjelljeje, por një stad në zhvillimin e vetes, një mënyrë që subjekti e organizon veten në raport me dashurinë, me humbjen, me objektin e dashurisë. Narcizmi primar përshkruan fazën e hershme ku libidoja është

Kur risia maskon boshësinë: një reflektim mbi psikologjinë bashkëkohore
Ka kohë që më mundojnë pyetje të tilla si: A po ecim përpara në të kuptuarit e njeriut? Apo thjesht po veshim të vjetrën me gjuhë të re? A po krijojmë një psikologji më të thellë, apo po e banalizojmë më tej atë që dikur quhej udhëtim në brendësi? Pavarsisht se ndihem në një pozicion jokomod të të dhënurit e reflektimeve personale ndaj një publiku që nuk jam i sigurtë nëse do t’i dëgjojë dhe më e rëndësishmja nëse i shërbejnë. E them këtë jo nga një pozicion nostalgjik, nga ajo që Lakani do ta quante një ndjeshmëri për simptomën e

Nga dëshira në marrëdhënie: roli i frenimit në lindjen e ndjenjës së dashurisë
“Tërësia e dashurisë matet me tërësinë e impulseve seksuale të frenuara.” – Zigmund Frojd Ky pohim, i ngarkuar me përmbajtje të thellë klinike, do të mund të tingëllonte si një aksiomë fetare, po të mos vinte nga një mendje qartësisht ateiste si ajo e Zigmund Frojd. Por ajo që na intereson më tepër nuk është ortodoksia e qëndrimit të tij, por potenciali shpjegues i këtij postulati në kontekstin e marrëdhënies midis impulsit dhe dashurisë. Çfarë është një impuls, dhe pse, sipas Frojdit, dashuria nuk matet me shkallën e shfaqjes së impulseve seksuale, por me përmasën e frenimit të tyre? Në një