Search on this blog

Search on this blog

Arjet Pervizi

Kur risia maskon boshësinë: një reflektim mbi psikologjinë bashkëkohore

Ka kohë që më mundojnë pyetje të tilla si: A po ecim përpara në të kuptuarit e njeriut? Apo thjesht po veshim të vjetrën me gjuhë të re? A po krijojmë një psikologji më të thellë, apo po e banalizojmë më tej atë që dikur quhej udhëtim në brendësi? Pavarsisht se ndihem në një pozicion jokomod të të dhënurit e reflektimeve personale ndaj një publiku që nuk jam i sigurtë nëse do t’i dëgjojë dhe më e rëndësishmja nëse i shërbejnë. E them këtë jo nga një pozicion nostalgjik, nga ajo që Lakani do ta quante një ndjeshmëri për simptomën e

Lexo më shumë »
Arjet Pervizi

Nga dëshira në marrëdhënie: roli i frenimit në lindjen e ndjenjës së dashurisë

“Tërësia e dashurisë matet me tërësinë e impulseve seksuale të frenuara.” – Zigmund Frojd Ky pohim, i ngarkuar me përmbajtje të thellë klinike, do të mund të tingëllonte si një aksiomë fetare, po të mos vinte nga një mendje qartësisht ateiste si ajo e Zigmund Frojd. Por ajo që na intereson më tepër nuk është ortodoksia e qëndrimit të tij, por potenciali shpjegues i këtij postulati në kontekstin e marrëdhënies midis impulsit dhe dashurisë. Çfarë është një impuls, dhe pse, sipas Frojdit, dashuria nuk matet me shkallën e shfaqjes së impulseve seksuale, por me përmasën e frenimit të tyre? Në një

Lexo më shumë »
Arjet Pervizi

Pesha e padukshme e burrave

Rezistenca e meshkujve në kërkimin e ndihmës nuk është aspak një rastësi. Kjo rezistencë nuk është thjesht personale, por një ngarkesë e tërë simbolike e mësuar që u thotë meshkujve se të flasësh për të brendshmen është një formë e qartë dobësie. Moskërkimi i ndihmës psikologjike nuk është i lidhur direkt vetëm me faktin e të qënurit mashkull aq sa me kulturën tonë e të moskërkuarit ndihmë, por që padiskutim për meshkujt kjo bëhet akoma më e vështirë për shkak të pritshmërive ndaj burrave dhe roleve që pritet që ato të ndërmarrin. Gjatë përvojës klinike, kam takuar meshkuj që shpesh vijnë

Lexo më shumë »
Arjet Pervizi

Fjala që nuk e di peshën e vet, nuk është fjalë e pafajshme

Një reflektim psikanalitik mbi aktin e të folurit në fushën klinike!  “La parole est le meurtre de la chose” “Fjala është vrasja e gjësë” Jacques Lacan (Katër konceptet themelore të psikanalizës, 1964) “Fjala është vrasja e gjësë”  shkruan J.Lacan në Seminarin e tij XI (Katër konceptet themelore të psikanalizës, 1964). Nuk është thjesht një fjali poetike; është një mënyrë për të na kujtuar se fjala nuk është një etiketë sipërfaqësore, por një akt që lë gjurmë, një operacion simbolik me pasoja në strukturën e subjektit. Ajo që thuhet, si thuhet, dhe pse thuhet, janë akte që nuk kalojnë pa pasoja në

Lexo më shumë »
Arjet Pervizi

Mosdija si qëndrim etik në dhomën e terapisë

Të dish është konsideruar përherë si virtyti më i lartë ndër njerëz. Mirëpo sot, në kohën që dija matet me ekspertët që flasin, algoritmet që masin dhe kur gjithçka kërkon shpjegim, përkufizim, drejtim, ka një hapësirë delikate në marrëdhënien njerëzore ku “të mendosh se di” nuk ndihmon, përkundrazi, të pengon. Dhe kjo hapësirë është pikërisht marrëdhënia terapeutike. Në psikanalizë, terapisti nuk merr asnjëherë rolin e atij që “e di”. Ai nuk udhëzon, nuk orienton, nuk i tregon tjetrit kush është. Në zemër të psikanalizës nuk qëndron dija, por një formë e veçantë e mosdijes. Jo padije por siç e quan Lacan-i:

Lexo më shumë »